• Ballina
  • Përmbledhje
  • Të reja
  • TÜV AUSTRIA ALBANIA përfundoi me sukses çertifikimin e YESS PHARMA për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë
 

Përmbledhje

TÜV AUSTRIA ALBANIA përfundoi me sukses çertifikimin e YESS PHARMA për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë
Të reja

15/08/2018

Kemi kënaqësinë të njoftojmë çertifikimin e kompanisë më të re që i shtohet të portofolit tonë të gjerë.

YESS PHARMA është çertifikuar së fundmi në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015 nga TÜV AUSTRIA ALBANIA.

YESS PHARMA është kompania lider në tregtinë e teknologjisë mjekësore në Kosovë. Veprimtaria e saj përfshin shitjen, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe aparaturave mjekësore.   

Disa nga përfitimet kryesore të çertifikimit ISO 9001 përfshijnë:

  • I përshtatshëm për kompanitë e vogla dhe të mëdha
  • Menaxhim më i mirë i brendshëm
  • Më pak humbje
  • Rritje e efikasitetit, produktivitetit dhe fitimit
  • Rezultate të qëndrueshme, të matura dhe të monitoruara
  • Standarti i njohur globalisht

TÜV AUSTRIA ALBANIA është shumë e kënaqur me bashkëpunimin e saj me YESS PHARMA, duke siguruar gjithashtu shtrirjen e shërbimeve dhe kontributin e saj në tregun e Kosovës.