- Ballina
- Përmbledhje
- Të reja
- Publikohet standarti ISO 14001:2015

Përmbledhje
Publikohet standarti ISO 14001:2015 Të reja
12/10/2015ISO 14001 i është nënshtruar rishikimit të tretë, gjë e cila sjell ndryshime në strukturën dhe përmbajtjen e standartit. Ndryshimet më të rëndësishme janë:
- Rritja e rëndësisë së menaxhimit mjedisor si pjesë strategjike e planifikimit të organizatës
- Theksim më i madh në të kuptuarit e organizatës dhe përmbajtjes së saj, si dhe e pritshmërive të palëve të interesuara
- Theksim më i madh i grupit drejtues
- Inkurajimi i iniciativave për mbrojtjen e mjedisit, si përdorimi i burimeve natyrorë të qëndrueshme si dhe në zbutjen e ndryshimeve klimatike
- Kërkimi i identifikimit të rreziqeve lidhur më kërcënimet dhe mundësitë
- Marrja në konsideratë e ciklit të jetës ku adresohen aspektet mjedisore
- Përcaktimi i strategjisë së komunikimit
Për implementimin e standartit të ri është përcaktuar një periudhë tranzitore prej tre vitesh, duke filluar nga data e publikimit (9-15-2015). Duke filluar që nga data 9-15-2018, çertifikatat e lëshuara sipas ISO 14001:2004 nuk do të jenë të vlefshme