
Prezent në Shqipëri dhe Kosovë që nga viti 2013
Ne sjellim sigurinë, cilësinë, inovacionin, mbrojtjen e mjedisit dhe interesat e sipërmarrjes në një emërues të përbashkët. Nga ndërmarrjet industriale, sipërmarrjet tregtare dhe ato artizanale në sektorët shëndetësorë dhe deri tek institucionet shkencore dhe kërkimore.
Ne punojmë me klientët dhe partnerët tanë, duke ofruar shërbime të personalizuara në fushat e certifikimit, testimit, inspektimit, sigurisë kibernetike, mbrojtjes së të dhënave si dhe trajnimit.
Orientimi ndërkombëtar i Grupit TÜV AUSTRIA dhe një gamë e gjerë autorizimesh dhe akreditimesh ndërkombëtare e bëjnë TÜV AUSTRIA partnerin tuaj kompetent dhe të besueshëm, nga planifikimi i projektit deri tek realizimi dhe zbatimi i tij.
Thjesht të sigurt. Që prej vitit 1872.
Kompetenca, diversiteti, dhe tradita përbëjnë bazën e portofolit të shërbimeve për menaxhimin e integruar të sigurisë, cilësisë, mjedisit dhe burimeve. TÜV AUSTRIA krijon siguri dhe vlerë të shtuar me të gjitha aktivitetet e saj. Për klientët, partnerët dhe për punonjësit tanë. Certifikatat e akredituara, të lëshuara nga TÜV AUSTRIA njihen në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Kjo sjell një shkallë të lartë sigurie dhe pranimi në këto tregje.