Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

EVITA iu bashkua TÜV AUSTRIA Hellas Ltd!

May 11, 2018

Kemi kënaqësinë të njoftojmë çertifikimin e kompanisë më të re që i shtohet të portofolit tonë.

EVITA është certifikuar së fundmi në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015 nga TÜV AUSTRIA Hellas Ltd.

Veprimtaria e saj përfshin import-eksportin e produkteve farmaceutike, kozmetike, instrumenteve dhe pajisjeve mjekësore, sanitare, ushqimeve dhe suplementeve dietik.  EVITA operon në ambjente moderne e bashkëkohore që plotësojnë të gjitha kushtet për ruajtjen dhe shpërndarjen e sigurtë të barnave, materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

ISO 9001: 2015 është një standard ndërkombëtar që lidhet me menaxhimin e cilësisë, i zbatueshëm për çdo organizatë nga të gjitha llojet e sektorëve dhe aktiviteteve të biznesit. ISO 9001: 2015 ofron një strukturë për t’iu përgjigjur ndryshimit të kërkesave të cilësisë në ekuilibër me shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin.

Na kontaktoni për çdo kërkesë tuajën në numrin e telefonit: +355 44 500 23/4 ose me e-mail në info@tuv.al.