Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Fondi BESA është certifikuar së fundmi nga TÜV AUSTRIA Hellas Ltd në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 27001:2013

October 27, 2022

Fondi BESA është certifikuar së fundmi nga TÜV AUSTRIA Hellas Ltd në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 27001:2013 (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit).

Si një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri, Fondi BESA u ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse.

ISO 27001 është standardi ndërkombëtar për sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit të një organizate. Qëllimi i standardit është të sigurojë që kompania të ruajë konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit të saj, për të gjitha palët e interesuara, si brenda dhe jashtë.

TÜV AUSTRIA Hellas Ltd është akredituar nga ESYD, si organizëm që certifikon sistemet e sigurisë së informacionit në përputhje me ISO 27001. Akreditimi për këtë standard, sikurse dhe për standarde të tjera, i kombinuar me besueshmërinë dhe reputacionit e TÜV AUSTRIA, konfirmon pozicionin tonë të qëndrueshëm në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës për auditimin dhe certifikimin e sistemeve të menaxhimit.

Informacion shtesë rreth shërbimeve të TÜV AUSTRIA, mund të gjendet në linkun në vijim: https://www.tuv.al/services/

Informacion shtesë rreth certifikimit ISO 27001, mund te gjendet në linkun në vijim: https://www.tuv.al/services/information-security-management-systems-iso-27001/