March 30, 2023
Sistemi i menaxhimit, u auditua nga Organizmi i Certifikimit TÜV AUSTRIA Hellas Ltd, për përmbushjen e kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.
Ky certifikim demonstron se #InfoSoft Systems zbaton me sukses një sistem efektiv të menaxhimit të cilësisë me fokus rritjen e vazhdueshme të kënaqësisë së klientit.
InfoSoft Systems sh.p.k, pjesë e InfoSoft Group, e themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 1991, është një kompani që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, e specializuar në Integrimin e Sistemit dhe Zgjidhje dhe Ofrues Shërbimesh për Ndërmarrjet e Vogla, të Mesme dhe të Mëdha.
TÜV AUSTRIA Hellas Ltd është akredituar nga ESYD, si organizëm që certifikon sistemet e menaxhimit të cilësisë në përputhje me ISO 9001. Akreditimi për këtë standard, sikurse dhe për standarde të tjera, i kombinuar me besueshmërinë dhe reputacionin e TÜV AUSTRIA Hellas Ltd, konfirmon pozicionin tonë të qëndrueshëm në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës për auditimin dhe certifikimin e sistemeve të menaxhimit.