
September 19, 2023
Sistemi i menaxhimit mjedisor si dhe ai i shëndetit dhe sigurisë në punë të Maccaferri Balkans janë audituar nga TÜV AUSTRIA ne Shqiperi, sipas standardeve ndërkombëtare ISO 14001:2015 dhe ISO 45001:2018.
“Maccaferri Balkans” është pjesë e Grupit Officine Maccaferri, lider botëror në fushën e Gjeoteknikës dhe Zgjidhjeve Mjedisore dhe prodhon dhe shet materiale të prodhuara në fabrikën me një sipërfaqe prej 40,000 m2 dhe 200 punonjës që ndodhet në Shijak, Shqipëri.
Certifikimi sipas ISO 14001 fokusohet në njohjen e ndikimeve mjedisore të operacioneve të organizatës, në mënyrë që t’i minimizojë ato dhe të përmirësojë performancën e saj mjedisore.
Përmes certifikimit ISO 45001, organizata fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve në punë për të gjitha palët e interesuara (punonjës, vizitorë, furnitorët, komuniteti lokal etj), dhe në arritjen e përmirësimeve në performancën e përgjithshme të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.