Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Një kompani e re është bashkuar me ne!

May 21, 2018

Kompania Relikaj është çertifikuar së fundmi në përputhje me kërkesat e Standardit Global Për Sigurinë Ushqimore, BRC.

“Relikaj – Coming from Nature” është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 1998. Ajo ofron një gamë të gjerë të bimëve medicinale. Mbledhur në natyrë dhe përpunuar me teknologjinë më të fundit, bimët medicinale mund të përdoren në industrinë farmaceutike, kozmetike apo atë të kuzhinës.

Standarti Global Për Sigurinë Ushqimore, BRC, është një standart privat për çertfikimin e sigurisë ushqimore që u krijua për herë të parë në vitin 1998 nga Konsorciumi Britanik i Tegtarëve me Pakicë (British Retail Consortium – B.R.C) B.R.C gjen zbatim në organizatat e përfshira në prodhimin apo përpunimin e ushqimit apo të përbërësve ushqimorë pas prodhimit primar.

Disa nga avantazhet e çertifikimit të një kompanie sipas BRC janë:

  • fitimi i avantazheve konkuruese në aktivitetin eksportues të kompanisë
  • hapja e rrugëve për krijimin e bashkëpunimeve të reja me zinxhirët e supermarketeve
  • rritja e besueshmërisë së klientit
  • ulja e kontrollit të klientëve

Përmes bashkëpunimit me Bordin Çertifikues ndërkombëtar MICRON2, i akredituar nga UKAS, TÜV AUSTRIA ofron shërbime auditimi dhe çertifikimi që finalizohen me lëshimin e çertifikatës BRC.