
May 3, 2019
TÜV Austria Albania përfundoi me sukses certifikimin e Pharma one në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015.
Pharma One, themeluar ne vitin 1998, është një kompani distribucioni i produkteve farmaceutike, OTC, NHP dhe pajisjeve mjekësore. Kjo kompani ofron për konsumatorët një shërbim të shkëlqyer në çdo kohë kudo që ata janë me një gamë të gjerë produktesh dhe me cilësi të lartë. Pharma One sot është distributori më i suksesshëm i produkteve farmaceutike në Shqipëri, kjo e arritur përmes ndërtimit të një rrjeti modern shpërndarës të aftë për të realizuar shitje me volume të larta dhe me shpejtësi.
Certifikimi ISO 9001 nuk është i përshtatshëm vetëm për kompanitë e mëdha, por edhe për bizneset e vogla që do të përfitojnë nga implementimi i sistemeve efikase të menaxhimit të cilësisë që do të kursejnë kohë dhe kosto, do të përmirësojnë efikasitetin dhe në fund të përmirësojnë marrëdhëniet me klientët.