Privatësia juaj është e rëndësishme për ne.
Ju lutemi, merrni një moment për të lexuar këtë Politikë të Privatësisë (tani e në vijim “Politika”) dhe informohuni, mbi mënyrën se si kompania “TÜV AUSTRIA Hellas (DEGA SHQIPËRI)”, me seli në adresën Rr. Ibrahim Rugova Leskova Bldg. Kati 7-të, Zyra 30, Kutia postare: 1019, Tirana, Albania, tel. +355 4 4500523, email: info@tuv.al (tani e në vijim referuar si “TÜV AUSTRIA in Albania” ose “ne”), si Kontrollues i të Dhënave, mbledh, ruan, përdor dhe në përgjithësi përpunon të dhënat personale që dorëzoni gjatë vizitave, përdorimit të faqes të internetit (www.tuv.al ) ose pas përfundimit dhe ekzekutimit të një kontrate me ne.
1. Disa fjalë për TÜV AUSTRIA in Albania. (Kush jemi ne?)
TÜV AUSTRIA in Albania është një organizatë e pavarur që ofron shërbime të integruara kontrolli, trajnimi, inspektimi dhe certifikimi për sigurinë, cilësinë, mjedisin dhe menaxhimin e burimeve. Portofoli i shërbimeve të ofruara, fokusohet në plotësimin e nevojave të klientëve për të përfituar cilësinë dhe konkurrencën e produkteve, shërbimeve dhe burimeve të tyre njerëzore. Klientela e kompanisë përfshin kompani nga të gjithë sektorët e ekonomisë sikurse është agroushqimi, turizmi, industria, sektori i ashensorëve dhe pajisjeve ngritëse, energjia, ndërtimi etj. Njëkohësisht fokusohet në pjesën edukative, nëpërmjet qendrës së saj arsimore, e cila njihet si qendër e nivelit të II-të për të mësuarit përgjatë gjithë jetës.
2. Kë mund të kontaktoni për pyetje ose shqetësime rreth privatësisë?
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me këtë Njoftim për Privatësinë ose lidhur me mënyrën se si ne i trajtojmë të dhënat personale, ju lutemi drejtoni korrespondencën tuaj tek:
Ne synojmë të përgjigjemi brenda 30 ditëve nga data kur marrim komunikime në lidhje me privatësinë. Ne do të pranojmë emailin tuaj brenda 14 ditëve dhe do të kërkojmë të zgjidhim shqetësimin tuaj brenda 1 (një) muaji nga marrja. Kur shqetësimi është kompleks ose ne kemi një vëllim të madh shqetësimesh, do t’ju njoftojmë se shqetësimi do të marrë më shumë se 1 (një) muaj për t’u zgjidhur dhe ne do të kërkojmë të zgjidhim shqetësimin tuaj brenda 3 (tre) muajve nga momenti që shqetësimi është ngritur. Ne mund të pranojmë shqetësimin tuaj (dhe në atë rast të zbatojmë një nga masat e përcaktuara në seksionin “Të drejtat tuaja” më poshtë), ose mund ta refuzojmë shqetësimin tuaj për arsye legjitime. Në çdo rast, ju keni gjithmonë të drejtën të bëni një ankesë pranë autoritetit shtetëror kompetent për mbrojtjen e të dhënave për të raportuar shqetësimet që mund të keni në lidhje me praktikat tona të trajtimit të të dhënave në:
Për Shqipërinë
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Shqipërisë.
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tirana
E-mail: info@idp.al
Internet: https://www.idp.al/
Për Kosovën
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), e Republikës së Kosovës,
Adresa: Rruga “Luan Haradinaj” Nr. 36 10 000 Prishtine
3. Përkufizimet kryesore
Kontrolluesi i të dhënave: Një person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo organ tjetër, i cili vetëm ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, përgjegjës për përmbushjen. të detyrimeve të përcaktuara me dispozitat e ligjit.
Përpunues i të dhënave: Një person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose organ tjetër, i cili përpunon të dhënat personale në emër të kontrolluesit të të dhënave.
Të dhëna personale: Çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht duke iu referuar një numri identifikimi ose një ose më shumë faktorëve specifikë për identitetin e tyre fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose social.
Të dhëna sensitive: Çdo informacion në lidhje me një person fizik dhe që i referohet origjinës së tij racore ose etnike, opinioneve politike, anëtarësimit në sindikata, besimeve fetare ose filozofike, dosjeve kriminale, si dhe me të dhëna në lidhje me shëndetin dhe jetën e tyre seksuale.
Të dhëna shëndetësore: Informacion në lidhje me shëndetin fizik ose mendor të një personi fizik, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, të cilat zbulojnë informacione për gjendjen e kaluar, aktuale ose të ardhshme të shëndetit fizik ose mendor.
Të dhënat biometrike: Informacioni që rezulton nga veçoritë biologjike, karakteristikat fizike, psikologjike dhe të sjelljes të një personi fizik, të cilat janë unike dhe të qëndrueshme, të tilla si imazhet e fytyrës ose të dhënat daktiloskopike.
Pseudonimizim: Përpunimi i të dhënave personale në atë mënyrë që të dhënat personale të mos mund t’i atribuohen më një subjekti specifik të të dhënave pa përdorimin e informacionit shtesë, me kusht që këto informacione shtesë të ruhen veçmas dhe t’i nënshtrohen masave teknike dhe organizative për të siguruar që të dhënat personale të mos i atribuohen një personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.
Subjekti i të dhënave: Çdo person fizik, të dhënat personale të të cilit janë duke u përpunuar.
4. Çfarë të dhënash do të mbledhim?
Në TÜV AUSTRIA in Albania ne përpiqemi të mbledhim vetëm të dhënat rreptësisht të nevojshme që kërkohen për qëllimin e synuar.
Konkretisht, ne mbledhim:
4.1 Si i mbledhim të dhënat personale?
Në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne marrim të dhëna personale drejtpërdrejt nga individë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë marrjen e të dhënave personale nga individë që na ofrojnë kartën e tyre të biznesit, plotësojnë formularët tanë në internet, abonohen në publikimet/lajmërimet tona dhe qendrën e preferencave, regjistrohen për ëebinare, marrin pjesë në takime ose evente që ne organizojmë, vizitojnë zyrat tona, aplikojnë për pozicione të hapura në kompanitë tona ose organizatat e klientëve ose jepni referencë për aplikantët për punë. Ne gjithashtu mund të marrim të dhëna personale drejtpërdrejt kur, për shembull, jemi duke krijuar një marrëdhënie biznesi, duke kryer shërbime profesionale nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet aplikacioneve tona të softuerit të pritur.
Në mënyrë indirekte. Ne marrim të dhëna personale në mënyrë indirekte për individë nga një sërë burimesh, duke përfshirë shërbimet e rekrutimit dhe klientët tanë. Ne mund të bashkojmë të dhëna personale në të dhënat tona të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët për të kuptuar dhe për t’u shërbyer më mirë klientëve tanë të biznesit, pajtimtarëve dhe individëve, për të përmbushur një detyrim ligjor ose për të ndjekur interesat tona legjitime.
5. Për çfarë qëllimi i përpunojmë të dhënat tuaja?
TÜV AUSTRIA in Albania mbledh të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme të përpunimit, në kuadrin e Marrëveshjes qoftë midis nesh ose pas pëlqimit tuaj të shprehur dhe të veçantë, për shërbimin e ofruar të Kompanisë dhe për lehtësinë tuaj të përgjithshme. Në veçanti, ne përdorim të dhënat tuaja për qëllimet e përcaktuara më poshtë:
Në veçanti, ne përdorim të dhënat tuaja:
6. Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja nga TÜV AUSTRIA in Albania?
7. Kush janë marrësit e të dhënave tuaja?
Marrësit e të dhënave tuaja janë agjentët dhe/ose nënkontraktorët tanë, me qëllim që të mbështesin, promovojnë dhe ekzekutojnë marrëdhëniet tona të biznesit. Si rregull, TÜV AUSTRIA in Albania nuk i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta, përveç kur kërkohet qartë nga legjislacioni/kuadri rregullator ose kur ne veprojmë si “ndërmjetës”. Transmetimi i mësipërm ndodh në masën e kërkuar për ofrimin e shërbimeve tona. Palë të tilla të treta mund të jenë mbikëqyrës zyrtarë / organe qeveritare ose/dhe Grupi TÜV AUSTRIA, kur na kërkohet të respektojmë legjislacionin / rregulloret për organet e certifikimit / trajnimit ose/dhe të parandalojmë ne dhe kundër veprimeve të paligjshme të klientëve tanë (p.sh. mashtrimi, fyerje, cenim i të drejtave të personalitetit etj.).
Gjithashtu, akses në të dhënat tuaja ka personeli i nevojshëm i TÜV AUSTRIA in Albania, i cili angazhohet për ruajtjen e konfidencialitetit.
8. Si sigurojmë që bashkëpunëtorët/përfaqësuesit/nënkontraktorët tanë të respektojnë të dhënat tuaja? Bashkëpunëtorët/përfaqësuesit/nënkontraktorët tanë kanë rënë dakord me Kompaninë dhe janë të detyruar kontraktualisht me shkrim:
Të ruajnë konfidencialitetin dhe të angazhojnë edhe stafin e tyre, me detyrimet përkatëse
9. A i transferojmë të dhënat tuaja jashtë vendit?
TÜV AUSTRIA in Albania vendos kufizime kontraktuale për bashkëpunëtorët e saj, kufizime të cilat sigurojnë që ata të jenë në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe evropian në fuqi për të dhënat personale. Në kontekstin e shërbimeve tona, mund të na duhet të transferojmë informacionin tuaj në vende të tjera [në thelb brenda dhe jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA)], në bazë të vendimeve të përshtatshmërisë së BE-së, rregullave detyruese të korporatës, kontratave standarde dhe kodeve të miratuara të sjelljes.
10. Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja dhe kur i fshijmë ato?
Ne i mbajmë të dhënat tuaja vetëm për kohën e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin i kemi mbledhur ato, përveç rasteve nëse kërkohet një zgjatje kohore për shkak të pretendimeve tona ligjore ose detyrimeve ligjore. Në rast të zgjidhjes së kontratës, për çfarëdo arsye, TÜV AUSTRIA in Albania do të ruajë të dhënat personale bazuar në politikën e kompanisë për ruajtjen e të dhënave, sipas natyrës së të dhënave dhe qëllimit të përpunimit, në lidhje me legjislacionin aktual për Çertifikimin e Institucioneve / Edukimit, por edhe legjislacionit të përgjithshëm tatimor dhe tjetër dhe kuadri rregullativ, bazuar në qëllimin përkatës të përpunimit.
Ne fshijmë të dhënat e mbledhura nga Cookies, në përputhje me Politikën e Cookies https://www.tuv.al/cookie-policy/.
11. A janë të sigurta dhe të mbrojtura të dhënat tuaja?
Të dhënat tuaja lejohen të përpunohen vetëm nga njerëz të autorizuar nga ne, punonjës dhe bashkëpunëtorë ekskluzivisht për qëllimet e përmendura më sipër.
Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme organizative dhe teknike për të siguruar dhe mbrojtur të dhënat tuaja nga çdo formë e përpunimit aksidental ose mashtrues si fizikisht ashtu edhe në një nivel të arsyeshëm sigurie (për shembull procedurat e sigurisë fizike, aksesi i klasifikuar në të dhëna, softueri).
Masat e mësipërme do të rishikohen dhe ndryshohen sipas nevojës.
12. Cilat janë të drejtat tuaja?
Ju keni të drejtat e mëposhtme:
13. Si mund t’i ushtroni të drejtat tuaja?
Mund të kontaktoni me email në info@tuv.at (në vëmëndje të personit përgjegjës) ose me postë në adresën e kompanisë: TÜV AUSTRIA in Albania, Rr. Ibrahim Rugova Leskova Bldg. Kati 7-të, Zyra 30, Kutia postare: 1019, Tirana, Albania
14. Lidhje me faqet e internetit të palëve të treta
Faqja e internetit e TÜV AUSTRIA in Albania mund të përmbajë lidhje që të çojnë në faqet e tjera të internetit të palëve të treta, organe të pavarura, si p.sh. të Organeve Akredituese, të cilat operojnë ekskluzivisht të mëvetëshëm, si dhe faqet e rrjeteve sociale të kompanisë. Si pasojë, TÜV AUSTRIA in Albania nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, veprimet ose politikat e këtyre faqeve të internetit. Ne ju nxisim që të lexoni me kujdes politikat aktuale të mbrojtjes së të dhënave në faqet e internetit që vizitoni.
15. A marrim vendime bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar, duke përfshirë profilizimin gjatë përpunimit të të dhënave tuaja?
Ne nuk marrim vendime dhe as nuk bëjmë profilizimin, bazuar në përpunimin e automatizuar të të dhënave tuaja, përveç nëse përdorni “Cookies” në faqen tonë të internetit www.tuv.al, gjithmonë nën kushtin e informacionit dhe pëlqimit tuaj paraprak.
16. Cili ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave tuaja?
Legjislacioni kryesor është si më poshtë:
17. Ku mund të shkoni për të kontrolluar nëse të drejtat tuaja janë respektuar?
Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale cënon kuadrin aktual ligjor kombëtar dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale, ju keni të drejtë të bëni një ankesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave (“Komisioneri”) https://www.idp.al/.
18. Si do të informoheni për çdo ndryshim në këtë Politikë?
Ne mund ta rishikojmë ose përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here dhe në çdo rast kur është e nevojshme. Çdo ndryshim në këtë Politikë të Privatësisë do të hyjë në fuqi me lëshimin e Politikës së Privatësisë të rishikuar. Ne e përditësojmë këtë politikë sa herë që është e nevojshme. Nëse ka ndryshime të rëndësishme në Politikë ose në mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja personale, ne do të publikojmë në faqen tonë të internetit (www.tuv.al) përditësimin e kësaj përpara se ndryshimet të kenë hyrë në fuqi dhe ne do t’ju njoftojmë në çdo mënyrë të favorshme. Ne ju inkurajojmë ta lexoni rregullisht këtë politikë për të ditur se si mbrohen të dhënat tuaja.
Data e modifikimit të fundit
08/11/2022