Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian

ProCredit Bank Shqipëri u ricertifikua nga TÜV AUSTRIA ne Shqiperi sipas standardit ISO 14001:2015!

August 9, 2023

Sistemi i menaxhimit mjedisor të ProCredit Bank Shqipëri është audituar nga TÜV AUSTRIA ne Shqipëri, sipas standardit ndërkombëtar ISO 14001:2015.

Certifikimi tregon se ProCredit Bank Shqipëri zbaton me sukses një sistem menaxhimi mjedisor efektiv për të reduktuar gjurmën mjedisore të aktiviteteve dhe shërbimeve të saj.

Në operacionet e saj, Banka kërkon të reduktojë në mënyrë të vazhdueshme ndikimin e saj mjedisor dhe atë të klientëve të saj dhe të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të punonjësve të saj, klientëve dhe publikut për çështjet mjedisore, duke zbatuar masa të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

ProCredit Bank Shqipëri ka për qëllim të promovojë zhvillimin ekonomik, i cili është ekologjikisht i qëndrueshëm. Qëllimi i kësaj shtylle është të ndihmojë në ndërtimin e një portofoli kredie kuptimplotë duke ofruar financim të eficiencës së energjisë (EE), energjive të rinovueshme (RE) si dhe financim të projekteve të tjera pro mjedisit.