Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Politika e Cilësisë së TÜV AUSTRIA

Politika e Cilësisë e TÜV AUSTRIA in Albania fokusohet në Politikën e Zero-Defekte në ofrimin e shërbimeve. Kjo politikë i njoftohet personelit dhe vendoset në vende të dukshme në ambientet tona. Në kuadër të kësaj politike, Menaxhimi i TÜV AUSTRIA in Albania angazhohet për sa më poshtë vijon:

  1. Prioriteti kryesor i kompanisë sonë është, të kemi Zero Defekte.
  2. Eleminimi i defekteve, veprimet korrigjuese dhe parandaluese, NUK JANË VETËM të nevojshme, POR EDHE të realizueshme.
  3. Prioriteti përfundimtar i kontaktit me klientin dhe maksimizimi i kënaqësisë së tij, lidhur me shërbimet tona është detyra parësore e çdo bashkëpunëtori të Organizatës sonë.
  4. Promovimi i cilësisë, shëndetit dhe sigurisë së punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit në të gjitha aktivitetet e kompanisë sonë është përgjegjësi parësore e Menaxhimit dhe e gjithë Hierarkisë së Menaxhmentit.
  5. Cilësia, shëndeti dhe siguria dhe mbrojtja e mjedisit varen tërësisht nga të gjithë ne.
  6. Kombinimi i sjelljes së përgjegjshme, praktikës së mirë dhe sensit të përbashkët është çelësi i suksesit.
  7. Pajtueshmëria me legjislacionin, standardet dhe dispozitat e tjera rregullatore, sikurse dhe përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Sistemit të Menaxhimit të Biznesit përbëjnë një angazhim dhe janë të ndërlidhura me veprimtarinë tonë të biznesit.
  8. Cilësia e lartë dhe efikasiteti i punës sonë,  hedhin themelet për suksesin financiar dhe zhvillimin e shëndetshëm të kompanisë.
  9. Çdo dështim, në cilësi, në sigurinë e shëndetit në punë dhe në mbrojtjen e mjedisit duhet të korrigjohet menjëherë.
  10. Zbatimi i vazhdueshëm i rregullave të praktikave të mira dhe respektimi i procedurave të auditimit, kontrollit teknik dhe procedurave të certifikimit janë një kusht thelbësor për ruajtjen e pozicioneve tona të punës.
  11. Arritja e objektivave tona (cilësore dhe sasiore) është baza për jetëgjatësinë e Organizatës sonë.

Për arritjen e këtyre objektivave, menaxhmenti i kompanisë angazhohet të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme.

Ι. Κallias

10.10.2019