Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për punonjësit, të cilët brenda kornizës së trukturës organizative dhe në zbatim udhëzimeve dhe procedurave specifike, performojnë një pjesë të, ose të gjitha detyrat mbështetëse administrative nën udhëzimin e një personi përgjegjës, me qëllim që të sigurojnë operimin efikas të organizatës. Këta anëtarë të stafit përformojnë detyra të ndryshme (të thjeshta ose jo), në bazë ditore, duke mbështetur punën e ekipit drejtues (të mesëm dhe të lartë) të kompanisë.
Procedurat e Certifikimit :
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 4 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.