Sistemi i Menaxhimit të Integruar në Prodhimin Bujqësor në përputhje me standardet AGRO 2.1 & AGRO 2.2
Përshkrim i Shkurtër
AGRO 2-1 & AGRO 2-2 përcaktojnë kërkesat e përgjithshme për zbatimin e Menaxhimit të Integruar që synon prodhimin e produkteve të sigurta të cilësisë së lartë dhe adoptimin e metodave të prodhimit që janë miqësore me mjedisin. Ato janë të zbatueshme për ekonomitë bujqësore të të gjitha kapaciteteve, edhe nga prodhuesit individualë, pavarësisht nga lloji i drejtimit të prodhimit, për të arritur menaxhimin racional të inputeve dhe zbatimin optimal të ndërhyrjeve në bujqësi.
Përshkrimi i Detajuar
Standardet AGRO 2-1 & AGRO 2-2 përshkruajnë kërkesat me të cilat një ekonomi bujqësore duhet të përmbushë për të marrë certifikimin për zbatimin e një Menaxhimi të Integruar për prodhimin e produkteve të saj.
Standardi AGRO 2-1 (Specifikimet) përcakton kërkesat e përgjithshme për të lehtësuar Fermën për të formuluar politikën e saj për mjedisin dhe cilësinë e produkteve të prodhuara, e cila përfshin angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm dhe synon qëndrueshmërinë.
Standardi AGRO 2-2 (Kërkesat për zbatimin në prodhimin e kulturave) përshkruan kërkesat teknike dhe ligjore të sistemit në prodhimin e kulturave që shoqërojnë standardin AGRO 2-1. Anëtarët e grupit të prodhuesve të ekonomive bujqësore janë të detyruar të ndjekin rregulla specifike të prodhimit dhe të mbajnë të dhëna për praktikat që zbatojnë për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve të prodhuara, për të garantuar shëndetin e prodhuesve dhe konsumatorëve dhe për të mbrojtur mjedisin.
Menaxhimi i Integruar në përputhje me standardet AGRO 2 mund të kombinohet, si përsa i përket zbatimit ashtu edhe certifikimit të tij, me standarde të tjera duke ndjekur rregullat e praktikave të mira bujqësore, si GLOBALG.A.P. Integrated Farm Assurance, etj.
Cila është procedura e certifikimit ?
Ju mund të shkarkoni rregulloren e certifikimit.
Kujt i Drejtohet ?
Menaxhimi i Integruar sipas standardeve AGRO 2-1 dhe 2-2 është i zbatueshëm në çdo ekonomi bujqësore që është aktive në kultivimin e produkteve bujqësore me origjinë bimore qoftë në emër të saj, qoftë për llogari të palëve të treta dhe në shoqëritë që nxjerrin në treg produkte të Menaxhimit të Integruar (produktet me etiketë private).
Sistemi mund të zbatohet për çdo veprim të bujqësisë së kulturave ose nga grupet e prodhuesve ose nga prodhuesit individualë.
Cilat janë përfitimet e certifikimit ?
Zbatimi dhe certifikimi në përputhje me standardet AGRO 2 i shton vlerë një organizate përmes:
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.