Përshkrimi i Detajuar
VAZHDIMËSIA E BIZNESIT (BCLE2000)
Ekzaminimi i Licencës për Vazhdimësinë e Biznesit
BCLE2000 është trajnimi themelor i certifikatave të DRI-së. Ky trajnim përgatit pjesëmarrësit për provimet e certifikimit. I gjithë planifikimi është bërë bazuar në Praktikat Profesionale të Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit, të përcaktuara si aftësitë, njohuritë dhe proceset që profesionistëve të Vazhdimësisë së Biznesit kanë nevojë për të udhëhequr një përpjekje për planifikimin e Vazhdimësisë së Biznesit. Ky është një trajnim interaktiv, i krijuar për të ndihmuar planifikuesit të zbatojnë drejtpërdrejt këtë njohuri në mjedisin e tyre profesional. Pas përfundimit të trajnimit, kursantët marrin një certifikatë frekuentimi dhe i nënshtrohen provimeve të certifikimit.
Përfundimi me sukses i provimeve do të thotë që kandidati i suksesshëm mund të aplikojë për çdo nivel të certifikimit DRI. Certifikimi është një proces shtesë, që konsiston në verifikimin e njohurive dhe konfirmimin e përvojës së tyre.
Trajnim 4-ditor, i cili përfshin 32 orë trajnim, i ndjekur nga provimet (dita e 5-të). Instruktorët ofrojnë një përvojë të thelluar të të mësuarit mbi Modelin Ndërkombëtar të Planifikimit të Vazhdimësisë së Biznesit të DRI-së, i cili nxjerr në pah aftësitë, njohuritë dhe proceset e nevojshme për të ekzekutuar në mënyrë efektive çdo fazë të zbatimit dhe planifikimit. Trajnerët e certifikuar do të prezantojnë trajnime sipas përvojës së pjesëmarrësve.
Çfarë ofron programi i trajnimit ?
Objektivat e trajnimit mbulojnë parimet themelore të Praktikave Profesionale të DRI-së:
Cila është procedura e pjesëmarrjes ?
Kontakt :
Telefon: +355 4 45 00 523/4
Email: tuvacademy@tuv.al