
Përshkrim i përgjithshëm
ISO 22301 është standardi kryesor ndërkombëtar për vazhdimësinë e biznesit. Nëpërmjet një procesi të menaxhimit holistik, ai përshkruan dhe përcakton kërkesat për hartimin, zbatimin, monitorimin, rishikimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të një sistemi të menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit, në mënyrë që të sigurojë ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve për klientët e organizatës pas një ndërprerjeje të mundshme të funksionimin e saj.
Pershkrim i detajuar
Kur funksionimi i një organizate ndërpritet për shkak të një ngjarjeje të papritur ose një fatkeqësie të papritur, aftësia e saj për të reaguar shpejt dhe me efikasitet është çelësi i mbijetesës së saj. Standardi ISO 22301 ndihmon një organizatë për të adoptuar dhe vendosur parimet thelbësore të një sistemi të Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit (BCM). Qëllimi i tij është të mbrojë personelin, të mbrojë interesat e palëve të interesuara, si dhe reputacionin dhe vlerën tregtare të një organizate, duke rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj rreziqeve ose kërcënimeve të biznesit që mund të ndikojnë në funksionimin e organizatës.
Cila është procedura e certifikimit?
Kujt i drejtohet?
Kërkesat e përcaktuara në ISO 22301 mund të zbatohen nga çdo organizatë, pavarësisht nga lloji, natyra ose madhësia e saj. Organizatat që përballen me fatkeqësi natyrore ose mjedisore, si dhe me ngjarje të dështimit teknologjik ose neglizhencës njerëzore, mund të krijojnë mekanizma, plane dhe procese të Vazhdimësisë së Biznesit, të cilat do të jenë në gjendje t’i zbatojnë, nëse është e nevojshme, për të siguruar funksionimin e tyre të papenguar.
TÜV AUSTRIA ka ofruar tashmë certifikim për institucionet financiare, ofruesit e shërbimeve, kompanitë industriale, tregtare dhe të tjera për të cilat ofrimi i funksionimit të vazhdueshëm është i nevojshëm.
Cilat janë përfitimet e certifikimit?
Me kë duhet të kontaktoj për certifikim?
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.