Përshkrim i shkurtër
CEPA Certified® është një protokoll certifikimi që u mundëson Kontrollorëve profesionistë të Dëmtuesve të dokumentojnë në mënyrë të besueshme dhe të nxisin cilësinë e shërbimeve të tyre, të cilat kryhen në përputhje me kërkesat e standardit europian ΕΝ 16636 për ‘Kërkesat e shërbimit të menaxhimit të Dëmtuesve’.
Konfederata e Shoqatave Europiane të Kontrollit të Dëmtuesve (CEPA) përfaqëson 25 shoqata kombëtare, me 10000 industri dhe biznese.
Përshkrimi i detajuar
Standardi EN 16636 përcakton të gjitha kërkesat që duhet të plotësojnë kompanitë e kontrollit të dëmtuesve, me synimin për të garantuar cilësinë e shërbimit të ofruar dhe mbrojtjen efektive të klientëve, shëndetit publik dhe mjedisit. Pajtueshmëria e kompanive me kërkesat e EN 16636 inspektohet nëpërmjet skemës së auditimit dhe certifikimit CEPA Certified®.
Standardi EN 16636 mund të kombinohet me të gjitha Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (ISO 9001) ose çdo standard tjetër përkatës (p.sh. ISO 14001, ISO 45001) që një kompani aplikon ose dëshiron të aplikojë paralelisht me CEPA Certified®.
Cila është procedura e certifikimit?
Shërbimi i certifikimit CEPA Certified® EN 16636 ofrohet ekskluzivisht nga organet certifikuese të njohura nga Konfederata e Shoqatave Europiane të Kontrollit të Dëmtuesve (CEPA) të listuara në faqen zyrtare të CEPA-s.
Kompanitë që ofrojnë Shërbime për Menaxhimin e Dëmtuesve dhe duan të certifikohen sipas protokollit CEPA Certified® EN 16636 ndjekin hapat e mëposhtëm:
Kujt i Drejtohet ?
Certifikimi u drejtohet të gjitha kompanive që ofrojnë shërbime të Menaxhimit të Dëmtuesve, pavarësisht nga madhësia.
Cilat janë përfitimet e certifikimit ?
Aplikimi dhe certifikimi i protokollit CEPA Certified® EN 16636 i jep një biznesi të Menaxhimit të Dëmtuesve:
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.