Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Certifikimi ISO 22000 – Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore

Përshkrim i shkurtër

ISO 22000 specifikon, kërkesat e përgjithshme për zhvillimin, zbatimin dhe përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore të një kompanie. ISO 22000 u drejtohet të gjitha kompanive që marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zinxhirin e furnizimit ushqimor dhe mund të zbatohet nga të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia apo kompleksiteti i tyre.

Përshkrimi i Detajuar

ISO 22000 është standardi më i lartë i certifikimit të Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore. Parimet themelore të standardit janë:

Standardi bazohet gjithashtu në parimet që janë të përbashkëta me standardet e sistemit të menaxhimit. Parimet e menaxhimit janë:

Sipas strukturës ANNEX SL, version i ri ISO 22000:2018 mund të kombinohet gjatë zbatimit apo certifikimit me standarde të tjera që ndjekin të njëjtën strukturë, si ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 27001.

Cila është procedura e certifikimit ?

Cila është fusha e aplikimit të standardit ?

Ky certifikim është hartuar për të gjitha bizneset – pavarësisht nga madhësia apo kompleksiteti – që janë të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë në zinxhirin e furnizimit ushqimor, nga prodhimi primar, korrja dhe prodhimi i ushqimit për kafshë deri tek përpunimi, industri ushqimore, shitje me shumicë dhe pakicë, katering, magazinim dhe shpërndarje. Certifikimi është gjithashtu për bizneset që prodhojnë pajisje, materiale ambalazhimi, materiale pastrimi dhe dezinfektimi, aditivë dhe përbërës.

Cilat janë përfitimet e certifikimit?

Zbatimi dhe certifikimi ISO 22000 i shton vlerë një organizate përmes:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.