Kujt i Drejtohet?
Certifikimi përfshin teknikët e specializuar që kanë trajnimin dhe eksperiencën e duhur, në mënyrë që të jenë të aftë të realizojnë përgatitjen dhe lyerjen e çdo sipërfaqeje për qëllime mbulimi, dekorimi dhe mbrojtjeje. Fusha e veprimtarisë profesionale mund të jetë sektori i ndërtimit, ai industrial, detar sikurse dhe industria e mobiljeve të çdo lloji dhe sistemi.
Procedurat e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.