
Kujt i Drejtohet ?
Certifikimi ka të bëjë me punonjësin e specializuar të një organizatë i cili, brenda korrnizës të përgjëgjësive, zhvillon, zbaton dhe rishikon kur është e nevojshme, kontrollet e brendshme, politikat dhe procedurat për të siguruar pajtueshmërinë e organizatës me Legjislacionin Kombëtar dhe Ndërkombëtar, me rregulloret dhe standardet e aplikueshme, zgjidhjen e cështjeve në rastet kur ka shkelje të rregullave ligjore dhe politikave të brendshme. Gjithashtu ky person, ofron mbështetje këshilluese dhe udhëzime Drejtuesve të Organizatës mbi cështjet e menaxhimit të riskut, pajtueshmërisë me kërkesat ligjore, kontrollet e brendshme dhe qeverisjen e organizatës, planifikon dhe zbaton trajnimin për punonjësit dhe anëtarët e organizatës, për detyrimet që lindnin nga legjislacioni i zbatueshëm, rregulloret dhe standardet e zbatueshme, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i tyre brenda kuadrit të politikave dhe rregullave të pajtueshmërisë.
Parakushtet për Pjesëmarrje:
Aplikantët që dëshërojnë të marrin pjesë në ekzaminimin e skemës duhet të jenë mbi 21 vjec, dhe minimalisht të zotërojnë një diplomë të edukimit të lartë ose të kenë 3 vite eksperiencë profesionale ose në pozicionin e Oficerit tëi pajtueshmërisë ose të kenë qenë pjesë e Departamentit të Pajtueshmërisë. Në rastin e kandidatëve që zotërojnë edukimin e lartë, nuk kanë përfunduar studimet për Ligj, Administrim Biznesi ose Ekonomik ose shkenca të ngjashme, atëherë nevojitet një trajnim teorik prej rreth 40 orësh në tematikën e Pajtueshmërisë së Organizatës.
Procedurat e Certifikimt:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.