Kujt i Drejtohet?
Ky certifikim i drejtohet profesionistëve të specializuar, që drejtojnë, operojnë dhe riparojnë, deri në një pikë, makineri sikurse janë: të githa llojet e vinçave të lëvizshëm ose vinçave statik, të githa llojet e vinçave teleskopik, mjete vinç me platformë me kapacitet ngritës mbi 3 ton, pirunë ngritës të të gjitha llojeve dhe sistemeve, makineri ngritëse për kontinerë, makineri ngritëse për ngarkimin dhe shkarimin e avionëve kargo-me ose pa platformë ngritëse, makineri për ngritjen, vendosjen dhe montimin e shtyllave (pilarëve) – me ose pa sistem shpimi, sikurse dhe makineri elektrike për ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve.
Procedura e Certifikimit
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 4 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.