Kujt i drejtohet?
Certifikimi është i dedikuar për profesionistët të cilët do të përfshihen në fushën e specializuar të mbrojtjes së privatësisë së të dhënave personale, ndërsa janë të punësuar në biznese dhe organizata të sektorit privat dhe publik, ose punojnë si profesionistë të pavarur.
Për të marrë pjesë në provim, kandidatët duhet të jenë të paktën 21 vjeç dhe të kenë diplomë universitare ose të kenë një përvojë profesionale 5 vjeçare në kontrollin dhe sigurinë e sistemeve të informacionit.
Procedura e certifikimit:
Procesi i provimit përbëhet nga një provim teorik.
Pas përfundimit të suksesshëm të provimit, profesionistit i pajiset me një certifikatë përputhshmërie që është e vlefshme për pesë vjet.
Procedura e certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Helen i Akreditimit (E.SY.D.), në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Për më shumë informacion mbi skemën e certifikimit, datat e provimit, parakushtet për pjesëmarrje dhe koston e certifikimit, ju lutemi na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.