Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Përgjegjës i Sistemit të Menaxhimit Mjedisor

Kujt i Drejtohet ?

Skema e “Përgjegjësit të Sistemit të Menaxhimit Mjedisor” është e konceptuar për profesionistët që kanë njohuri lidhur me, implmentojnë dhe përmirësojnë proceset dhe procedurat e sistemit të menaxhimit mjedisor, në zbatim të kërkesave të standardit ISO 14001, sikurse dhe detyrimeve të tjera ligjore të shoqërisë, që i referohen çështjeve mjedisore dhe që lidhen me funksionimin e saj.

Procedurat e Certifikimit :

Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.

Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.

Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.