Përshkrim i Shkurtër
Për produktet që do të eksportohen në Arabinë Saudite, Egjipt, Algjeri dhe Libi, është e detyrueshme që ngarkesa të shoqërohet me një Certifikatë Konformiteti (përkatësisht Certifikata e Konformitetit SASO, Certifikata e Konformitetit GOEIC, Certifikata e Kontrollit të Cilësisë në Algjeri dhe Certifikata e Inspektimit Libi).
Në bashkëpunim me kompanitë e Grupit TÜV AUSTRIA, TÜV AUSTRIA është aktive në fushën e Certifikimeve të Konformitetit për eksportet në vendet e mësipërme.
Përshkrimi i Detajuar
Arabia Saudite: Në përputhje me rregulloret kombëtare, të gjitha ngarkesat që hyjnë në Arabinë Saudite duhet të shoqërohen nga një Certifikatë Konformiteti (SASO) në përputhje me specifikimet dhe legjislacionin në fuqi të Arabisë Saudite.
Kategoritë e produkteve të inspektuara
Të gjitha mallrat e konsumit të eksportuara në Mbretërinë e Arabisë Saudite, përveç:
Dokumentet e nevojshme për inspektim
Egjipt: Në përputhje me rregulloret kombëtare, të gjitha ngarkesat që hyjnë në Egjipt duhet të shoqërohen me një certifikatë GOEIC që siguron që produktet përputhen me specifikimet teknike dhe standardet e zbatuara në Egjipt, si dhe me standardet ndërkombëtare të zbatueshme.
Kategoritë e produkteve të inspektuara
Dokumentet e nevojshme për inspektim
Algjeri: Në përputhje me rregulloret kombëtare, të gjitha ngarkesat që hyjnë në Algjeri duhet të shoqërohen nga një Certifikatë Cilësie, e lëshuar nga një Organ Certifikues i miratuar, duke siguruar që produktet përputhen me specifikimet teknike dhe standardet e zbatueshme në Algjeri.
Kategoritë e Produkteve të Inspektuara
Të gjitha produktet, të shoqëruara me Letër Krediti.
Dokumentet e nevojshme për inspektim
Libi: Në përputhje me rregulloren “Rezoluta e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Libisë N° 96, datë 30 Prill 2015”, të gjitha ngarkesat që hyjnë në Libi duhet të shoqërohen me një Certifikatë Konformiteti. Kategoritë e produkteve të inspektuara
Të gjitha produktet, të shoqëruara me Letër Krediti.
Dokumentet e nevojshme për inspektim
Cila është procedura e certifikimit ?
Në mënyrë që të programohet inspektimi për lëshimin e Certifikatës së Konformitetit, i interesuari duhet të plotësojë dhe dorëzojë aplikimin përkatës (Kërkesë për Certifikim), së bashku me dokumentet përkatëse (përshkrimi i produktit, certifikatat e cilësisë). Pasi të jenë kontrolluar dokumentet e mësipërme, i interesuari njoftohet për kërkesat e Certifikimit dhe koston e shërbimeve dhe më pas caktohet inspektimi në konsultim me palën e interesuar. Pas inspektimit lëshohet raporti i testimit dhe nënshkruhet nga inspektori dhe pala e interesuar, dhe më pas lëshohet Certifikata.
Kujt i Drejtohet ?
Të gjitha bizneset që dëshirojnë të eksportojnë produktet e tyre në Arabinë Saudite, Egjipt, Algjeri dhe Libi.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.