
Përshkrim i shkurtër
Standardi FSC® Zinxhiri i Kujdestarisë siguron kërkesat minimale të menaxhimit dhe të prodhimit për të vërtetuar se produktet pyjore të blera, të etiketuara dhe të shitura – si të certifikuara sipas FSC- nga një kompani vijnë nga pyje të menaxhuara mirë, burime të kontrolluara, materiale të rikuperuara ose një përzierje e këtyre, dhe se pretendimet që ato mbartin janë të ligjshme dhe të sakta.
Përshkrimi i Detajuar
Që një produkt të marrë pretendimin FSC®, duhet të ketë një zinxhir të pandërprerë biznesesh të certifikuara që mbulon çdo ndryshim në pronësinë ligjore, nga pylli i certifikuar ose pika e rikuperimit deri te shitja e produktit përfundimtar me etiketën FSC dhe pretendimin përkatës në dokumentet e shitjes.
TÜV AUSTRIA ofron shërbime certifikimi të akredituara për të gjitha bizneset në zinxhirin e kujdestarisë, në përputhje me standardet e Zinxhirit të Kujdestarisë FSC®. Kodi i licencës: FSC® A000540. Shih certifikatën e akreditimit ASI-ACC-079.
Cila është procedura e certifikimit ?
Shërbimi i certifikimit FSC® ofrohet në bashkëpunim me TUV AUSTRIA HELLAS
Ju mund ta shkarkoni Rregulloren e Certifikimit këtu. Rregullorja përmban informacion mbi procesin e auditimit, dhënien dhe mirëmbajtjen e certifikimit, trajtimin e pakënaqësive dhe ankesave.
Kostoja e auditimit varet nga numri i orëve të punës që kërkohen nga kompleksiteti i organizatës.
Kostoja e auditimit nuk përfshin kostot/tarifat vjetore të menaxhimit të pronarit të skemës. Shuma e këtyre kostove/tarifave varet nga qarkullimi i kompanisë në fushën e certifikimit sipas politikës së zbatueshme të Këshillit të Administrimit të Pyjeve ®.
Plotësoni aplikimin.
Kujt i Drejtohet ?
Certifikimi FSC ® Zinxhiri i Kujdestarisë u drejtohet këtyre sektorëve:
Ju mund të verifikoni vlefshmërinë e certifikatave FSC® Zinxhiri i kujdestarisë këtu
Kushte për certifikimin e një biznesi
Ju mund të gjeni informacion mbi kornizën normative FSC® Chain of Custody për certifikim këtu.
Cilat janë përfitimet e certifikimit?
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.