TÜV AUSTRIA Albania, përmes shërbimit të Vlerësimit Teknik për GDPR, ofron shërbime auditimi për masat teknike dhe organizative të zbatuara nga organizatat dhe bizneset që dëshirojnë të finalizojnë ose kanë zbatuar tashmë një program për përputhshmërinë me rregullat e privatësisë së të dhënave, në përputhje me kërkesat e rregullores GDPR dhe ligjit kombëtar 4624/2019 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kujt i drejtohet?
Shërbimi i Vlerësimit Teknik lidhur me GDPR u ofrohet të gjitha kompanive dhe organizatave të sektorit privat dhe publik që kanë detyrimin të përmbushin kërkesat e rregullores GDPR dhe të ligjit kombëtar 4624/2019 për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky shërbim është ndihmës dhe plotësues ndaj procesit të përmbushjes ligjore të një kompanie apo organizate lidhur me kërkesat e GDPR; ai synon të verifikojë mbulimin ose shkallën e përshtatshmërisë së masave teknike dhe organizative të sigurisë, të marra për mbrojtjen e të dhënave personale. Auditimet bazohen në standardet ndërkombëtare të sigurisë së informacionit për të identifikuar mospërputhjet në nivelin e pajtueshmërisë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në infrastrukturën ekzistuese të TI-së, si dhe me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale që në fazën e projektimit dhe si parazgjedhje (*by design and by default*).
Me kë të kontaktoj për ofrimin e shërbimit?