Përshkrim i shkurtër
GWO u themelua në vitin 2009 dhe është një organizatë jofitimprurëse, anëtarët e së cilës janë pronarë dhe prodhues të Turbinave me Erë.
Qëllimi kryesor i Organizatës është të mbështesë një mjedis pune të sigurt dhe pa lëndime për këdo që punon në industrinë e Turbinave me Erë, përmes bashkëpunimit midis anëtarëve të saj për përcaktimin e praktikave më të mira të përbashkëta për trajnimin për Shëndetin dhe Sigurinë.
Për të arritur këtë qëllim, Organizata Global Wind ka zhvilluar kritere për organizatat që duan të ofrojnë trajnime, në përputhje me kriteret e GWO-s dhe standardet e trajnimit në modulet individuale të trajnimit.
Përshkrimi i Detajuar
Organizatat që duan të certifikohen për të ofruar trajnime në përputhje me kriteret e miratimit të GWO-s duhet të tregojnë pajtueshmërinë e tyre me katër (4) shtyllat e mëposhtme:
(1) Sistemin e menaxhimit dhe procedurat mbështetëse
(2) Burimet fizike
(3) Burimet e personelit
(4) Trajnimin dhe Vlerësimin
Çdo shtyllë është e një rëndësie jetike për pajtueshmërinë e një operacioni trajnimi me kriteret e GWO-s. Shtyllat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pasi ato janë gurë themeli për ofrimin e trajnimit që mbështet një nivel të lartë sigurie në industrinë e Turbinave me Erë.
Procedura e certifikimit ndryshon nga një auditim i thjeshtë i sistemeve të menaxhimit, sepse theks i veçantë i kushtohet modeleve të vlerësimit të rezultateve të trajnimit.
Pjesët e tjera të standardit të sistemit të menaxhimit GWO kanë mjaft të përbashkëta me ISO 9001, përfshijnë elementë të ISO 45001 dhe mund të kombinohen me ato gjatë zhvillimit, aplikimit dhe certifikimit.
Cila është procedura e certifikimit ?
Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim u drejtohet organizatave trajnuese dhe operacioneve aktive në industrinë e Turbinave me Erë (operatorë, prodhues, ofrues të mirëmbajtjes) të cilët dëshirojnë t’i ofrojnë personelit të tyre dhe palëve të treta trajnime në përputhje me kriteret e miratimit të GWO-s.
Cilat janë përfitimet e certifikimit ?
Qëllimi i procedurës së certifikimit është të konfirmojë që trupi trajnues mund të ofrojë vazhdimisht trajnime që përmbushin qëllimet e përcaktuara në detaje në standardet e trajnimit të GWO-s (Modulet e Trajnimit) dhe se procedura e trajnimit mbështetet nga një sistem menaxhimi dhe burime fizike.
Aplikimi dhe certifikimi në përputhje me standardet e trajnimit GWO i shton vlerë një organizate përmes:
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.