Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Certifikimi HACCP Sipas Codex Alimentarius

Përshkrim i Shkurtër

Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP) është një standard ndërkombëtar që bazohet në parimet Komisionit FAO/WHO Codex Alimentarius dhe përfshin një grup të plotë parimesh mbi higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Është një Sistem parandalues ​​i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore, aplikimi i të cilit është i detyrueshëm për të gjitha bizneset ushqimore, në përputhje me Rregulloret Evropiane (EC) 178/2002 dhe 852/2004 dhe Udhëzimin Kombëtar Nr. 20, datë 25.11.2010 të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes Së Konsumatorit.

Përshkrimi i Detajuar

Sistemi HACCP është një qasje shkencore dhe sistematike për identifikimin e rreziqeve biologjike, kimike dhe natyrore që mund të shfaqen në faza të ndryshme të procesit të prodhimit të ushqimit dhe synon eliminimin e këtyre rreziqeve ose reduktimin e tyre në nivele të pranueshme nëpërmjet përcaktimit të Pikave Kritike të Kontrollit dhe vendosjen e mekanizmave të kontrollit.

Sistemi HACCP zbatohet në të gjitha fazat e procesit të prodhimit, që nga marrja e lëndëve të para, përgatitja, përpunimi, prodhimi, paketimi, transporti, shpërndarja dhe dërgimi deri në shitjen përfundimtare të ushqimit te konsumatorët.

Sistemi HACCP bazohet në shtatë parimet kryesore të mëposhtme:

Parimi 1. Kryerja e një analize të rreziqeve dhe përcaktimi i masave parandaluese për kontrollin e tyre

Parimi 2. Identifikimi i Pikave Kritike të Kontrollit

Parimi 3. Vendosja e kufijve kritikë

Parimi 4. Vendosja e procedurave për monitorimin e Pikave Kritike të Kontrollit

Parimi 5. Vendosja e veprimeve korrigjuese

Parimi 6. Përcaktimi i procedurave të verifikimit të sistemit HACCP

Parimi 7. Dokumentimi i sistemit dhe mbajtja e shënimeve

Cila është procedura e certifikimit ?

Auditimi i sistemit HACCP mund të kryhet më vete ose në kombinim me standarde të tjera të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si ISO 9001, ISO 22000, BRC, IFS.

Cila është fusha e aplikimit të standardit ?

Ky certifikim është për të gjitha bizneset në zinxhirin e furnizimit ushqimor, pavarësisht nga madhësia apo kompleksiteti i tyre.

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Aplikimi dhe certifikimi i sistemit HACCP mund t’i shtojë vlerë një organizate përmes:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.