Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Certifikimi IFS Food

Përshkrim i Shkurtër

IFS Food është një standard privat për certifikimin e sigurisë së ushqimit dhe cilësinë. Ai menaxhohet nga IFS Management GmbH dhe është zhvilluar nga Federata Gjermane e Shitjes me Pakicë (Handelverband Deutschland – HDE) dhe Federata Franceze e Shitjes me Pakicë (FCD), me pjesëmarrjen e federatave italiane (CONAD, COOP).

IFS Food mund të aplikohet nga kompani që përpunojnë ushqime ose kompani që paketojnë produkte të hapura ushqimore. Ai njihet nga Iniciativa Globale e Sigurisë Ushqimore (GFSI).

Përshkrimi i Detajuar

IFS Food është një standard i njohur ndërkombëtarisht i cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Qëllimet themelore të IFS Food dhe standardeve të tjera të IFS janë:

Ai përfshin kërkesat për:

Protokolli i auditimit numëron gjithashtu procedurat që duhet të mbahen nga kompanitë që auditohen.

Cila është procedura e certifikimit ?

Auditimi fillestar i IFS Logistics kryhet në një datë dhe orë të rënë dakord nga biznesi dhe organi certifikues. Gjatë këtij auditimi auditohet e gjithë kompania për sa i përket dokumentacionit dhe vetë procedurave të saj.

Certifikimi është i vlefshëm për një vit, dhe data e rinovimit të auditimit caktohet një vit nga data e kontrollit fillestar, dhe jo nga data e certifikimit.

Cila është fusha e aplikimit të standardit?

Certifikimi IFS Food është për kompanitë që prodhojnë, përpunojnë dhe/ose paketojnë ushqim ose përbërës që përdoren në prodhimin e ushqimit dhe aplikohet në të gjitha fazat e përpunimit të ushqimit pas prodhimit primar.

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Certifikimi IFS Food mund të ofrojë një sërë përfitimesh kryesore për kompanitë që eksportojnë produktet e tyre, prodhojnë produkte me etiketë private ose furnizojnë supermarkete dhe mund t’i japë vlerë të shtuar një organizate, pasi ai:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.