Inspektimi i Shkallëve Lëvizëse dhe Tapeteve Lëvizëse
Duke shfrytëzuar përvojën, njohuritë dhe mbështetjen e TÜV AUSTRIA GROUP, TÜV AUSTRIA ofron në Shqipëri shërbime inspektimi të shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Sipas kërkesave rregullatore, inspektimet fillestare dhe periodike të shkallëve lëvizëse/ tapeteve lëvizëse kryhen ekskluzivisht nga Organizata të Akredituara/Autorizuara.
Në veçanti, kërkesat parashikojnë sa vijon:
- Inspektimin fillestar i shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse ekzistues (në funksionim) (inspektimi i tipit A1).
- Inspektimin fillestar i shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse (të reja), përpara se të vihen në shërbim (inspektimi i tipit A).
- Inspektimin periodik vjetor i shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse ekzistuese (inspektimi i tipit B).
Inspektimet fillestare dhe periodike të shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse u bënë të detyrueshme për arsyet e mëposhtme:
- Standarde të larta për sigurinë e përdoruesve të shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse. Vihet re se kë makineri përdoren në dyqane të mëdha, qendra tregtare, aeroporte, stacione treni, salla ekspozitash, qendra konferencash, stadiume sportive dhe i shërbejnë një numri të madh personash.
- Statistikat ndërkombëtare të aksidenteve lidhur me përdoruesit e shkallëve lëvizëse / tapeteve lëvizëse dhe teknikët e instalimit/mirëmbajtjes.
- Përafrimi me praktikat e shteteve anëtare të BE-së.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.