Përshkrimi i detajuar
Programi i trajnimit plotëson kërkesat për trajnimin e Audituesëve të Brendshëm, sipas standardeve ISO 9001, ISO 17021 dhe ISO 19011, si dhe kërkesat e trajnimit për kryerjen e Auditimeve të Brendshme të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, sipas kërkesave të standarteve ISO 9001 dhe ISO 19011. Kohëzgjatja e trajnimit është 16 orë ( dy ditë pune).
Çfarë ofron programi i trajnimit ?
Programi analizon
Gjithashtu janë paraqitur dhe analizuar të gjitha kërkesat e standardit (paragrafët 4-10), si dhe mënyra për të kryer një Inspektim të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.
Me përfundimin e programit të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë kuptuar parimet dhe konceptet bazë të menaxhimit të cilësisë, qasjen e orientuar nga procesi ndaj Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë (SMC), kërkesat e ISO 9001:2015, parimet dhe teknikat bazë që rregullojnë auditimin e SMC ,rolin dhe përgjegjësitë e një Inspektori, por edhe mënyrën se si kryhet një auditimi brendshëm SMC në të gjitha fazat e tij (planifikimi, ekzekutimi, raportimi, regjistrimi, monitorimi, mbyllja).
Pjesëmarrja e seminarit specifik është një kusht i domosdoshëm për njohjen e pjesëmarrësit si Auditues i Brendshëm i Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë.
Cila është procedura e pjesëmarrjes ?
Kujt i drejtohet ?
Drejtues që duan të trajnohen për të kryer Inspektime të Brendshme të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë, por edhe atyre që janë të përfshirë në çfarëdo mënyre në zbatimin ose monitorimin e zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.
Kontakt ?
Telefon: +355 4 45 00 523/4
Email: tuvacademy@tuv.al