Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Certifikimi ISO 41001:2018 – Menaxhimi i Objekteve

Përshkrim i Shkurtër

ISO 41001: 2018 është korniza e parë e strukturuar ndërkombëtare e përkufizimeve, specifikimeve dhe kërkesave, e cila synon të kapë dispozitat e nevojshme dhe pikat e kontrollit të tyre, në mënyrë që të sigurojë bashkëpunimin efektiv të palëve të interesuara në projektet e shërbimit në dobi si të organizatës që ofron shërbimin (Organizata e Menaxhimit të Objekteve) dhe të organizatës që e merr atë (Organizata Kërkuese), si dhe të përdoruesit fundor.

Përshkrimi i Detajuar

Menaxhimi i Objekteve në kohën tonë, është kthyer në një degë të re autonome të tregut, e cila menaxhon asetet më të mëdha të një organizate me kostot më të larta operative, objektet e saj. Menaxhimi i objekteve përfshin një gamë të gjerë funksionesh (mirëmbajtje, pastrim, siguri, prokurim, operim, katering, etj.) dhe shpesh përfshin një numër të madh individësh dhe subjektesh (furnitorë, partnerë të jashtëm, punonjës, pronarë, përdorues fundor, menaxherë etj.). Për më tepër, objektet janë vendi ku organizatat kryejnë funksionet e tyre themelore dhe për këtë arsye funksionimi i tyre i qetë dhe efikas është një kusht i vetëkuptueshëm për të arritur qëllimet e tyre të biznesit.

ISO 41001: 2018, bëhet elementi lidhës i të gjithë këtyre faktorëve, duke u ofruar atyre një terminologji dhe strukturë të përbashkët, përmes së cilës mund të maten dhe vlerësohen sistemet e menaxhimit të objekteve, duke siguruar bashkëpunimin e qetë të të gjithë të përfshirëve, duke kufizuar dështimet në rezultat, duke krijuar një klime besimi dhe bashkëpunimi.

Pikat kryesore të standardit (pa u kufizuar vetëm në to) janë:


What Is the Certification Procedure?

Kujt i Drejtohet ?

Menaxhimi i Objekteve ka të bëjë me organizata (entitete) si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, të cilat operojnë si pronarë dhe/ose operatorë të objekteve, madje edhe si menaxherë objektesh dhe konsulentë profesionistë. Llojet e kompanive që ai synon mund të variojnë nga autoritetet e aeroporteve dhe fabrikat deri te universitetet dhe kompanitë e shërbimeve financiare. Strukturat, administrata dhe nevojat e këtyre organizatave, natyrisht, janë shumë të ndryshueshme.

ISO 41001: 2018 u drejtohet organizatave që kërkojnë:

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Përfitimet e një sistemi të plotë dhe të certifikuar të menaxhimit të objekteve përfshijnë:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.