Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Auditor Udhëheqës i Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015 – Trajnim I Certifikuar CQI dhe IRCA

Përshkrim i shkurtër

AUDITOR UDHËHEQËS I SISTEMEVE TË MENAXHIMIT TË CILËSISË ISO 9001:2015 – TRAJNIM I CERTIFIKUAR CQI DHE IRCA

Programi i trajnimit zbatohet nga TÜV AUSTRIA si një partner i njohur i CQI dhe i miratuar i trajnimit nga IRCA.

Përshkrimi i detajuar

Programi i trajnimit ka një kohëzgjatje prej 40 orësh (5 ditë) dhe plotëson kërkesat e trajnimit për regjistrimin e të interesuarve në Regjistrin Ndërkombëtar të Audituesve  të Certifikuar CQI dhe IRCA.

Programi i trajnimit analizon kërkesat e standardit ISO 9001:2015 dhe paraqet teknikat e përgatitjes, kryerjes dhe përfundimit të një trajnimi, në përputhje me kërkesat e standardit ISO 19011:2011.

Me përfundimin e Programit të Trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të hartojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë, të hartojnë dhe zbatojnë programe për përmirësimin e cilësisë dhe të auditojnë Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, sipas standardit ISO 9001:2015.

Programi i trajnimit është krijuar për të ofruar trajnime gjithëpërfshirëse mbi kërkesat e standardit ISO 9001:2015 dhe auditimet e Sistemeve të Menaxhimit, sipas standardit ISO 19011:2011, në një periudhë të shkurtër kohore.

Programi i trajnimit mbulon kërkesat e trajnimit të IRCA-CQI dhe përfshin aktivitete që, nëpërmjet metodave interaktive të trajnimit, i njohin pjesëmarrësit, në një periudhë të shkurtër kohore (“njohuri e përshpejtuar”), me teknikat e auditimit.

Kërkohet njohja me kërkesat e standardit.

Pas përfundimit me sukses të aktiviteteve ditore dhe provimIT përfundimtar me shkrim, jepet një Certifikatë me logon e IRCA-CQI dhe atyre që dëshirojnë u jepet mundësia të marrin pjesë në auditime reale. Në rast mos-kalimi në provimet përfundimtare me shkrim, jepet një Certifikatë konfirmimi për pjesëmarrjen. Në çdo rast, është e mundur, pa pagesë, përsëritja e provimeve në seminarin e pasardhës.

Cila është procedura e pjesëmarrjes ?

Kujt i drejtohet ?

Ky seminar i drejtohet personave me interes lidhur me Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (SMC), konsulentëve që zhvillojnë SMC, menaxherëve të cilësisë, drejtuesve dhe punonjësve të kompanive, individëve dhe në përgjithësi atyre që dëshirojnë të marrin një njohuri gjithëpërfshirëse dhe me kërkesë të lartë në lidhje me Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë.

Kontakt :

Telefon: +355 4 45 00 523/4

Email: tuvacademy@tuv.al