Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Auditues Udhëheqës të Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore | ISO 22000:2018

Përshkrimi i Detajuar

Programi i trajnimit kryhet në përputhje me kërkesat e standardit EN ISO 22000:2018 për Audituesit Udhëheqës të  Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS).

Ai u drejtohet kandidatëve për Auditues të Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS), Drejtuesve të Biznesit të përfshirë në çdo degë të zinxhirit ushqimor, menaxherëve dhe koordinatorëve të sigurisë ushqimore, anëtarëve të ekipit të sigurisë ushqimore, konsulentëve dhe palëve të tjera të interesuara (Organet e Kontrollit, Partnerët Shkencor, etj.) .

Seminari analizon kërkesat e Standardit ISO 22000:2018, parimet bazë të inspektimit, metodologjinë dhe teknikat e kryerjes së inspektimeve.

Prezantohen parimet e HACCP, procesi i krijimit të një SDAT, parakushtet për sigurinë ushqimore, si dhe kërkesat e specifikimit ISO/TS ISO22002-1 për parakushtet në ndërmarrjet e prodhimit/përpunimit të ushqimit.

Programi i trajnimit mbulon gjithashtu kuadrin bazë legjislativ për sigurinë ushqimore dhe përfshin shembuj praktikë, studime të rasteve, ushtrime për të përcaktuar programet parakushte dhe, ushtrime inspektimi/auditimi.

Kërkohet njohja me kërkesat e standardit.

Pas përfundimit me sukses të provimeve, jepet një Certifikatë Audituesi Udhëheqës nga TÜV AUSTRIA dhe atyre që dëshirojnë u jepet mundësia të marrin pjesë në inspektime reale.

Në rast dështimi në provime, jepet një Certifikatë Pjesëmarrjeje. Në çdo rast, mundësia për të marrë pjesë në provimet e programit të ardhshëm jepet pa pagesë.

Kohëzgjatja: 40 orë (5 ditë)

Cila është procedura e pjesëmarrjes ?

Kontakt :

Telefon: +355 4 45 00 523/4

Email: tuvacademy@tuv.al