Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Lean Six Sigma Yellow Belt (Rripi i Verdhë)

Përshkrimi i detajuar

Lean Six sigma është një sistem i filozofisë së përsosmërisë së biznesit, një strategji që fokusohet në përmirësimin e proceseve të brendshme dhe kënaqësinë e klientëve si dhe reduktimin e papërsosmërive Brenda një organizate si dhe kostove.

Ai përdor një sërë mjetesh që ndihmojnë në mbledhjen dhe analizmin e të dhënave nga fushat e statistikave, dhe Cilësisë Totale. Metodologjia Lean Six Sigma ka një ndikim të madh në bizneset e të gjitha madhësive dhe industrive anembanë botës.

Qëllimi i programit të trajnimit është të paraqesë para pjesëmarrësve metodologjinë e qasjes DMAIC dhe mjetet individuale nëpërmjet një përzierje të prezantimeve, ushtrimeve praktike dhe studimeve të rasteve.

I drejtohet Drejtuesve të Biznesit, Menazherëve të Cilësisë, Menaxherëve të Projekteve ose kujtdo që është i interesuar në përmirësimin e proceseve dhe aktiviteteve të brendshme të kompanisë.

Kohëzgjatja: 40 orë

Çfarë ofron programi i trajnimit ?

Programi i trajnimit paraqet:

Duke përfunduar programin e trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë fituar njohuri themelore në lidhje me Lean Sigma, ata do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekipet e projektit dhe do të jenë në gjendje të kontrollojnë në mënyrë efektive proceset e brendshme.

Pas përfundimit të programit të trajnimit, lëshohet një certifikatë  pjesëmarrjeje.

Pjesëmarrësit kanë mundësinë, nëse dëshirojnë, të marrin provimet (2 orë në anglisht, në një qendër provimesh ose online) të organit ndërkombëtar të çertifikimit IASSC për marrjen e Certifikatës së Rripit të Verdhë SIX SIGMA.

Cila është procedura e pjesëmarrjes ?

Kontakt :

Telefon: +355 4 45 00 523/4

Email: tuvacademy@tuv.al