Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

OΚ Recycled

TÜV Austria, duke iu përgjigjur nevojave në rritje të tregut dhe duke përdorur përvojën dhe njohuritë e saj ka zhvilluar, Skema Private Certifikimi në lidhje me pretendimet mjedisore dhe shërbimet e specializuara në plastikë. Legjislacioni mjedisor i BE-së po bëhet gjithnjë e më i rreptë, konsumatorët zgjedhin produkte miqësore me mjedisin dhe prodhuesit sfidohen të sigurojnë produktet e tyre me Pretendime Mjedisore.

Skema e Certifikimit OK Recycled

Përmbajtja e Skemws sw Certifikimit OK Recycled specifikon kërkesat për llogaritjen e Përmbajtjes së Ricikluar të një produkti., Skema bazohet në kontrollin e balancës masive dhe gjurmueshmërinë e koordinuar të përmbajtjes së ricikluar në një produkt ose një grup produktesh, dhe pikat e referencës janë kërkesat e EN 15343:2007 dhe ISO 14021:2016.

Objektivat e OK Recycled

OK Recycled trajton çështjet e ngritura nga Direktiva e BE-së 2019/904 për reduktimin e ndikimit të produkteve të caktuara plastike në mjedis. (p.sh. Shishet duhet të përmbajnë të paktën 25% plastikë të ricikluar në prodhimin e tyre deri në vitin 2025 – për shishet PET, dhe 30% deri në vitin 2030 – për të gjitha shishet). Objektivi i Skemës është të inkurajojë përdorimin e materialeve miqësore ndaj mjedisit dhe të sigurojë besueshmëri të pretendimeve mjedisore të kompanive dhe të kontribuojë në vizionin për qëndrueshmëri

Kompanitë ku mund të aplikohet

Skema e certifikimit bazohet në kontrollin e Balancës së Masës dhe në gjurmueshmërinë e koordinuar të materialit të ricikluar.

Skema është e zbatueshme për çdo lloj materiali (p.sh. plastikë, alumin, pëlhura, letër) dhe çdo produkt që përdor material të ricikluar gjatë procesit të prodhimit (letër printimi, ngjyrues, fletë alumini, paketim etj.). Mund të lindin kërkesa shtesë specifike për materialin.

Më konkretisht për Plastikën, Skema e Çertifikimit të Përmbajtjes së Ricikluar OK është e zbatueshme për të gjitha llojet e plastikës (PET, HDPE, PVC, LDPE, PP, PS, etj.) përmes zinxhirit të furnizimit, përpara se Produkti përfundimtar të arrijë te Konsumatori.

Llogaritja e përmbajtjes së ricikluar

Përmbajtja e ricikluar e një produkti është një vetëdeklarim i mbështetur nga dokumentacion teknik i mjaftueshëm (përfshirë deklaratat e furnitorëve). Sipas ISO 14021:2016, përmbajtja e ricikluar e produktit llogaritet duke përdorur formulën:

Përfitimet e Skemës së Certifikimit OK Recycled

Përfitimi i OK Recycled qëndron në sigurinë se informacioni i dhënë në lidhje me Përmbajtjen e Ricikluar është i besueshëm, objektiv dhe lehtësisht i identifikueshëm. Skema e certifikimit të përmbajtjes së ricikluar OK dhe logoja përkatëse, i kontribuojnë një organizate për:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.