Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për profesionistë të specializuar të cilët kanë njohuritë përkatëse për të implementuar të gjitha fazat e procesimit të vajit të ullirit, ruajtjes dhe standardizimit. Mbikqyrin dhe koordinojnë fluksin e prodhimit në varësi të kërkesës përkatëse. Aplikojnë të gjitha metodat modern për optimizimin e cilësisë të vajit të ullirit të prodhuar, identifikojnë dhe regjistrojnë pikat kritike dhe kontaminimin e mundshëm të produktit, përcaktojnë metodat për reduktimin e faktorëve të kontaminimit.
Procedurat e Certifikimit :
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.