Protokolli i Certifikimit “Smoke-Free Culture”
Përshkrim i Shkurtër
Certifikimi sipas protokollit “Smoke-Free Culture” është zhvilluar nga TÜV AUSTRIA, për t’i mundësuar organizatave, që dëshirojnë të ndërmarrin veprime të prekshme, plane zbatimi dhe të vendosin objektiva të matshëm, për t’u çliruar nga pirja e duhanit në ambientet e tyre, si dhe gjatë aktiviteteve apo eventeve që ata organizojnë.
Përshkrim i Detajuar
Qëllimi kryesor i protokollit “Smoke-Free Culture” është që të vërtetojë që një organizatë ka dispozitën për të planifikuar, mbështetur, zbatuar, monitoruar dhe përmirësuar vazhdimisht një sërë veprimesh, duke synuar të sigurojë vizionin e mësipërm.
Këto veprime do të krijojnë terrenin e duhur për:
- Për të informuar në mënyrë efektive duhanpirësit e rritur të Organizatave për dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares, jo vetëm për mirëqenien e tyre, por edhe për marrëdhëniet e tyre personale dhe shoqërore, dhe në të njëjtën kohë t’i inkurajojnë ata të lënë cigaren, gjithmonë në përputhje me udhëzimet e autoriteteve kompetente, Ministria e Shëndetësisë.
- Për të informuar me përgjegjësi punonjësit e Organizatës që janë duhanpirës dhe dëshirojnë me vetëdije të vazhdojnë pirjen e duhanit, në lidhje me alternativën e mundshme dhe të sugjeruar shkencërisht ndaj zgjedhjeve të cigareve.
- Për të informuar në mënyrë aktive të gjithë Organizatën për vlerën dhe rëndësinë e një mjedisi “Pa duhan” që mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet mes duhanpirësve dhe joduhanpirësve, duke kontribuar në një mjedis më harmonik bashkëpunimi dhe respekti reciprok.
Në mënyrë që të certifikohet, një organizatë duhet të plotësojë dhe dokumentojë një kuadër specifik termash dhe kërkesash, siç përshkruhet në Protokollin e Çertifikimit ” Smoke-Free Culture”, plotësuese me legjislacionin ekzistues për duhanin. TÜV AUSTRIA do të auditojë përputhshmërinë me këtë kuadër, me një mekanizëm që siguron një vlerësim objektiv, të paanshëm dhe plotësisht të dokumentuar të çdo Organizate.
Hapat për tu certifikuar:
Që një organizatë të fitojë certifikatën ” Smoke-Free Culture “, duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm:
- Dorëzimi i Formularit të Aplikimit të Protokollit të Certifikimit “Smoke-Free Culture”.
- Miratimi i termave dhe kushteve ekonomike për bashkëpunim
- Përgatitja e Organizatës për të përmbushur kërkesat e Protokollit të Certifikimit
- Planifikimi dhe procesi i auditimit
- Dhënie e Certifikimit pas përfundimit me sukses të procesit të auditimit
- Pas përfundimit të Certifikimit, ndjekje e vazhdueshme e pajtueshmërisë së Organizatës.
Kujt i Drejtohet ?
Protokolli i certifikimit “Smoke-Free Culture” zbatohet për çdo lloj organizate, d.m.th., kompanitë (kompani të vogla, të mesme ose shumëkombëshe), organet publike si Byroja dhe Autoritetet Lokale, si dhe në organizime si konferenca, tregti, seminare etj.
Përfitimet nga Certifikimi
Nëpërmjet certifikimit ” Smoke-Free Culture “, një organizatë:
- Tregon, përmes përdorimit të logos specifike të certifikimit, vlefshmërinë e angazhimit të saj për t’u çliruar nga tymi i cigares.
- Përforcon strategjinë e saj për të zhvilluar një kornizë dhe një sërë veprimesh për të rritur ndërgjegjësimin e punonjësve dhe/ose partnerëve të biznesit, duke dëshmuar ndjeshmërinë e saj për një çështje kaq të rëndësishme për shoqërinë siç është lënia e duhanit.
- Kontribuon aktivisht në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me dëmin e shkaktuar nga pirja e duhanit për duhanpirësit e rritur dhe për shoqërinë.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.