
Përshkrimi i Detajuar
Hyrje ne program
Zhvillimet moderne teknologjike dhe ritmi i shpejtë i integrimit të tyre në jetën e përditshme të njeriut, na sjell vazhdimisht në dilema lidhur me sigurinë e të dhënave tona dhe zgjedhjet që duhet të bëjmë kur përdorim kompjuterin në punë, laptopin apo tabletin në shtëpi, apo celularin tonë në çdo pikë që imagjinojmë.
Siguria kibernetike është një term relativisht i ri, i cili i referohet një kuadri kompleks teknologjik që ka të bëjë me sigurinë e rrjeteve, aplikacioneve, mënyrën se si ato përdoren, të dhënat që duam të mbrojmë, përdorimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe rrjedhimisht edukimin tonë.
Qëllimi
Qëllimi i programit është të informojë dhe edukojë TË GJITHËVE në lidhje me:
Ky program u drejtohet të gjithë drejtuesve të biznesit pavarësisht pozicionit dhe detyrës. Ai ka të bëjë gjithashtu me drejtuesit që merren me sigurinë e informacionit, përgjegjësinë e korporatës, burimet njerëzore dhe marrëdhëniet e korporatave dhe me publikun, si dhe drejtuesit e Departamentit të IT. Ai synon gjithashtu dhe përdoruesit e thjeshtë shtëpiak.
Cila është procedura e pjesëmarrjes ?
Kontakt :
Telefon: +355 4 45 00 523/4
Email: tuvacademy@tuv.al