Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Verifikimi i Riciklimit të Metaleve Sipas Rregulloreve 333/2011/EE dhe 715/2013/EE

Përshkrim i shkurtër

Rregulloret e Këshillit (BE) Nr 333/2011 të datës 31 mars 2011 dhe (BE) Nr. 715/2013 të datës 25 korrik 2013 kanë të bëjnë me sektorin e tregtisë/riciklimit të metaleve dhe hyjnë në fuqi në ditën e publikimit të tyre, në të gjithë Bashkimin Europian.

Përshkrimi i Detajuar

Këto dy rregullore përcaktojnë kriteret për përkufizimin  e rasteve kur disa lloje të skrapit metalik nuk konsiderohen si mbetje. Konkretisht, Rregullorja 333/2011 ka të bëjë me transferimin e skrapit të hekurit, çelikut, aluminit dhe aliazheve të aluminit nga prodhuesi te një mbajtës tjetër, ndërsa Rregullorja 715/2013 ka të bëjë me transferimin e skrapit të bakrit nga prodhuesi te një mbajtës tjetër.

Synimi kryesor i kritereve të përfundimit të mbetjeve është cilësia e produkteve. Kriteret e përfundimit të mbetjeve për skrapin e hekurit dhe çelikut, aluminit dhe bakrit përcaktojnë që skrapet pushojnë së konsideruari si mbetje kur plotësojnë specifikimet e cilësisë gjatëtransferimit nga prodhuesi te një mbajtës tjetër (p.sh., papastërtitë <2%, pa vaj, tarifë rrezatimi).

Për çdo dërgesë metali, prodhuesi ose importuesi i certifikuar lëshon një deklaratë konformiteti, e cila i transmetohet mbajtësit të radhës të ngarkesës së skrapit. Në këtë mënyrë, tregtia e hekurishteve në Bashkimin Evropian kryhet lehtësisht dhe pa asnjë burokraci shtetërore apo shërbimesh publike.

Sigurimi i cilësisë së produkteve të rikuperuara të hekurit/çelikut dhe aluminit është një çështje me rëndësi të madhe në kriteret e përfundimit të mbetjeve. Sipas Rregullores, menaxhimi i cilësisë ka të bëjë me prodhuesin, i cili duhet të zbatojë një sistem të përshtatshëm të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me kriteret e përfundimit të mbetjeve për hekur/çelik, alumin dhe bakër. Sistemi i menaxhimit të cilësisë (p.sh. ISO 9001), përfshin procedura të dokumentuara dhe duhet të verifikohet nga një organ verifikimi i certifikuar.

Cila është procedura e certifikimit ?

Procedura e verifikimit përfshin:

  1. Auditimin e Formularit të Aplikimit të plotësuar nga kompania
  2. Vlerësimin e raporteve, manualeve, procedurave dhe metodologjisë së kompanisë.
  3. Verifikimin në vend i hapësirave dhe ambienteve të kompanisë.
  4. Përcjelljen e raportit të verifikimit në shoqëri.
  5. Verifikimin plotësues nëse kërkohet.

Kujt i Drejtohet ?

Verifikimi u drejtohet kompanive që riciklojnë bakër dhe alumin.

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Përfitimet kryesore janë:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.