Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Inspektimi i Parqeve Ujore

Përshkrim i Shkurtër

Portofoli i shërbimeve të TÜV AUSTRIA, një organizatë e orientuar drejt sigurisë, përfshin shërbime që lidhen me inspektimin dhe certifikimin e objekteve të parqeve ujore. Inspektimi konsiston në ekzaminimin e të gjitha kërkesave të standardeve evropiane në lidhje me funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur të një parku ujor.

Përshkrimi i Detajuar

Standardet ndërkombëtare përkatëse (EN 1069-1+ AC:2012, EN 1069-2 për rrëshkitëset e ujit, EN 15288-2:2008 për pishinat dhe ELOT EN 13451-1: 2011 + A1: 2016, EL-2016, ELOT 2015, ELOT EN 13451-3: 2011 + A3: 2016 në lidhje me pajisjet për pishinat dhe parqet rekreative) përcaktojnë specifikimet të cilat duhet të përmbushë një objekt, në mënyrë që t’i ofrojë përdoruesit sigurinë e kërkuar. Ato përcaktojnë një sërë kërkesash; nga sinjalistika dhe udhëzimet e sigurisë për përdoruesit deri te kërkesat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Zbatimi i këtyre kërkesave në projektimin dhe funksionimin e objektit minimizon rreziqet gjatë përdorimit.

Pikat e inspektimit:

Nëpërmjet përfundimit të inspektimit dhe certifikimit të objektit nga organizata jonë, pronari/administratori i objektit siguron që funksionimi i objektit të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare për rrëshqitëset e ujit dhe se ai plotëson të gjitha specifikimet që lidhen me përdorimin e duhur dhe të sigurt të tij. Nga njëra anë, pronari/administratori mund ta përdorë këtë certifikim kur komunikon me autoritetet kompetente ose partnerët/klientët e tij. Nga ana tjetër, përdoruesi siguron që të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tij janë zbatuar në objekt dhe se ai mund të shijojë në mënyrë të sigurt shërbimet e parkut ujor. Vihet re se TÜV AUSTRIA mund t’i ofrojë këto shërbime edhe në fazën e ndërtimit të objektit, në mënyrë që rezultati të sigurohet që në fillim, si në aspektin e infrastrukturës së përshtatshme (dimensionet dhe thellësia e zonave të daljes, kërkesat e rrëshqitësve të ujit , akseset) dhe kërkesat operacionale, si sinjalistika, trajnimi i personelit, etj.

Cilat janë përfitimet e certifikimit?

Inspektimet e pavarura të parqeve ujore, veçanërisht kur kryhen nga një organ i njohur ndërkombëtar dhe i besueshëm si TÜV AUSTRIA, u japin palëve të interesuara sigurinë se objektet funksionojnë brenda specifikimeve të njohura ndërkombëtare, duke minimizuar kështu çdo rrezik që mund të sjellë funksionimi i tyre.

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.