Kujt i Drejtohet ?
Ky Certifikim është i destinuar për profesionistë të specializuar të cilët ofrojnë këshilla dhe informacione për ruajtjen e duhur, konservimin, servirjen dhe defektet e zakonshme të verërave; profesionistë japin këshilla dhe informacion mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në praktikën e kultivimit të verës, si vendndodhja, vreshtaria, maturimi dhe mbushja në shishe; ofrojnë studime dhe këshilla teknike/ekonomike mbi opsionet e disponueshme lidhur me proceset e prodhimit të verës, maturimit dhe mbushjes në shishe, që mund të ndikojnë në stilin, cilësinë dhe çmimin e verërave; profesionistë që njohin me hollësi cilësinë, stilin dhe çmimin e verërave në zonat dhe rajonet prodhuese të verës të vendeve kryesore të botës, prodhuese të verës; profesionistë që vlerësojnë dhe identifikojnë karakteristikat, cilësinë dhe vlerën tregtare të produkteve të verës, etj.
Proedurat e Certifikimit :
Skema e certifikimit konsiston në 2 nivele.
Procesi i ekzaminimit pë Nivelin 1, konsiston në një ekzaminim teorik, ndërsa për nivelin 2 konsiston në një ekzaminim teorik dhe prtaktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.