Puna në Lartësi
Përshkrimi i Detajuar
Qëllimi i programit edukativ:
Të ofrojë njohuritë e nevojshme në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të punojnë të sigurt, aty ku kërkohet në lartësi, si dhe të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmën e parë në rast emergjence.
Përmbajtja e programit:
- Parimet themelore të punës në lartësi
- Rregullat për të punuar në lartësi (platforma pune, shkallë portative, skela, shporta)
- Siguria e punës në lartësi
- Pajisjet – Pajisjet Mbrojtëse Personale
- Teknikat e ngritjes dhe zvarritjes se ngarkesave ne fushen e punes
- Punë ngritëse – Litarë pune (përdorim-mirëmbajtje)
- Nyjet bazë – praktika të sigurta.
- Teknikat themelore të shpëtimit të një punëtori në lartësi
- Përballimi i situatave kërcënuese për jetën, ofrimi i ndihmës së parë, mbështetje themelore për jetën.
- Informacioni i trajnimit
Trajnimi realizohet nga trajnerë të certifikuar dhe me përvojë me metoda inovative të mësimdhënies.
Metodat e mësimdhënies përmbushin standardet e organizatave ndërkombëtare dhe kombinojnë materialin audio-vizual dhe ushtrimet praktike.
Cila është procedura e pjesëmarrjes ?
- Na kontaktoni me e-mail në: tuvacademy@tuv.al
- Plotësoni formularin e aplikimit
- Rezervoni pjesëmarrjen tuaj
- Ne do të ndjekim të gjithë procesin nga fillimi deri në fund.
Kontakt :
Telefon: +355 4 45 00 523/4
Email: tuvacademy@tuv.al