Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Shaga Design & Mobilim riçertifikohet nga TÜV AUSTRIA Hellas Ltd (Dega Shqiperi) sipas standardit OHSAS 18001: 2007

February 14, 2018

TÜV AUSTRIA Hellas Ltd (Dega Shqiperi) ka përfunduar së fundmi riçertifikimin e kompanisë SHAGA në përputhje me kërkesat e standardit OHSAS 18001: 2007.

Shaga Design & Mobilim është shndërruar në ditët e sotme në një kompani me rrjetin më të gjërë të produkteve në mobilim, aksesorë mobilerie, parkete, lëndë të parë të cilat i dizenjon, i prodhon ose i importon për të gjitha llojet e hapësirave duke i shitur në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zbatimi dhe çertifikimi i një Sistemi Menaxhimi të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në përputhje me OHSAS 18001 e ndihmon këtë kompani në:

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve potenciale nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rreziqeve ( në nivele të pranueshme ) si dhe minimizimin e rreziqeve në mjedisin e punës.
  • Reduktimin e aksidenteve që ndodhin në kompani
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të aktivitetit të kompanisë për çështjet që lidhen me  shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Monitorimin sistematik dhe zbatimin e legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Reduktimin e kostos nga aksidentet (kompensimet, shtrimet në spital etj)

I qëndrojmë besnikë klientëve tanë në shërbim me cilësi të lartë!