March 15, 2018
TÜV Austria Academy ka kënaqësinë të shpallë trajnimin e ardhshëm për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ISO 50001, Auditor i Brendshëm që do të mbahet më 21 – 22 maj 2018, në Tiranë.
Ky trajnim dy ditor u mundëson pjesëmarrësve të kuptojnë kërkesat e standardit ISO 50001 dhe të kryejnë auditime të brendshme të sistemeve të menaxhimit të energjisë (EnMS) në përputhje me këto kërkesa.
Pjesëmarrësit do të fitojnë të gjitha njohuritë praktike të nevojshme të auditimit për të shqyrtuar efektivitetin e një sistemi të menaxhimit të energjisë. Kjo do të ndihmojë në uljen e kostove të energjisë, zvogëlimin e emetimeve të karbonit dhe rritjen e reputacionit të kompanisë.
Ne ju ftojmë të rezervoni pjesëmarrjen tuaj në numrin +355 4 45 00 523/4 ose të na shkruani një email në tuvacademy@tuv.at për informacione të mëtejshme.