May 4, 2022
#TÜV AUSTRIA Academy në Tiranë realizoi me sukses trajnimin dy ditor, Auditues i Brendshëm me Standartin ISO 9001:2015- Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, për stafin e kompanisë gjermane ‘PSZ Albania GmbH’ e cila operon prej vitesh në tregun shqiptar.
Pjesëmarresit, në sajë të përvojës shumëvjeçare dhe përkushtimit nga ana e Lektorit të TÜV AUSTRIA Academy u njohën me:
-parimet bazë te Auditimeve te Brendshme
-kerkesat per politikat, planifikimin, qellimet, programet, kontrollin operacional, matjen dhe monitorimin e parametrave operacionale të lidhura me cilësinë sipas kerkesave te standartit ISO 9001:2015
-metodat e implementimit, mirembajtjes dhe perditesimit per Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë.
Falenderojmë PSZ Albania GmbH sh.p.k për besimin, pjesëmarrjen dhe korrektësinë !