January 22, 2019
Më 16 janar 2019, TÜV AUSTRIA Hellas Ltd organizoi në Hotel Tirana Internacional një konferencë shumë të suksesshme ku morën pjesë më shumë se 100 sipërmarrës, menaxherë të lartë dhe konsulentë nga e gjithë Shqipëria. Fjalën e hapjes e mbajtën z. Ioannis Kallias, Drejtor Ekzekutiv i TÜV AUSTRIA HELLAS dhe z. George Kokkinos, Menaxher i Përgjithshëm për TÜV AUSTRIA në SHQIPËRI dhe KOSOVË.
Për të pranishmit fillimisht u mbajt një prezantim për përfitimet e zbatimit të Sistemeve të Menaxhimit si dhe statusin e çertifikimit në Shqipëri dhe Kosovë nga znjsh. V. Mano dhe znjsh. D. Qafa, Audituese Udhëheqëse të Sistemeve të Menaxhimit për TÜV AUSTRIA Hellas Ltd.
Më tej, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i TÜV AUSTRIA HELLAS, z. Haralabos Ageloudis dhe Shefi i Departamentit të Sistemeve të Menaxhimit dhe Çertifikimit të Produkteve, z. Nikolaos Sifakis, folën rreth perspektivave të reja të Çertifikimit në sektorin e ushqimit (ISO 22000:2018, Skemat GFSI, Standardin për Sistemet e Menaxhimit Anti – Ryshfet ISO 37001, si dhe tendencat dhe zhvillimet e reja në Çertifikim sa i përket Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (ISO 45001:2018), Menaxhimit të Energjisë (ISO 50001:2018), Qëndrueshmërisë (ISO 26000:2010 dhe Standardet – GRI), Gjurmës së Karbonit (ISO 14064-1: 2019 dhe Skema e Akreditimit të Karbonit të Aeroportit (ACA).
Në përfundim, Koordinatori i Sigurimit të Cilësisë dhe H&S i ICTS ALBANIA SH.P.K, z. Dorian Zagorcani dhe znj. Lendita Kika Berisha, Drejtoreshë e Departamentit të Cilësisë dhe Sigurisë pranë AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL TË KOSOVËS ndanë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre të suksesshme në zbatimin e Sistemeve të Menaxhimit në bizneset respektive në Shqipëri dhe Kosovë.