February 5, 2019
Kemi kënaqësinë të njoftojmë çertifikimin e kompanisë më të re që i shtohet portofolit tonë të gjerë.
LBL pack shpk është çertifikuar së fundmi në përputhje me kërkesat e standardit ISO 22000:2005 nga TÜV AUSTRIA Hellas Ltd.
Kompania, themeluar në vitin 2006, aplikon Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore për prodhimin e një game të plotë të produkteve të aluminit për paketimin e produkteve ushqimore. LBL Pack ofron cilësi të lartë, paketim të fuqishëm të fletëve të aluminit për shumë aplikime industriale, si dhe për sektorët profesionistë dhe për konsumatorë.
Standardi ISO 22000 specifikon kërkesat e përgjithshme që duhet të përmbushë Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit të një kompanie, duke u fokusuar në komunikimin interaktiv ndërmjet të gjithë palëve të interesuara (kompani, furnitorë, klientë, autoritete) menaxhimin e sistemit, kontrolli i rreziqeve nëpërmjet programeve paraprake, planit HACCP dhe përmirësimit apo përditësimit të tij të vazhdueshëm.