Agjent i Shitjeve për Eksport
Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për punonjësit që:
- Marrin pjesë në dizenjimin dhe monitormin e shitjeve të kompanisë dhe/ose ofrimit të shërbimeve, në negocimin e kontratave me firma të huaja lidhur me qendrat e shitjes dhe shpërndarjes, sikurse dhe ngritjes së pikave të shitjes në vende të tjera.
- Merren me çështjet lidhur me përshpejtimin e proceseve të eksporteve, dërgesave dhe tenderave, sikurse dhe kreditimit/grumbullimit të fondeve.
- Monitorojnë dhe zbatojnë standardizimin e duhur të produkteve, në përputhje me standardet dhe specifikimet përkatëse jashtë vendit për të siguruar eksporte dhe shitje efektive në vendet e tjera;
- Përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, sikurse janë licencat, deklaratat doganore, informacion rreth paketimit, dokumentacionin lidhur me dërgesat, sikurse dhe cdo informacion të nevojshëm që mund të nevojitet përgjatë itenerarit që do të ndjekë produkti.
- Përfshihen dhe mbështesin personelin Teknik në përgatitjen e manualeve të shitjes në gjuhë të huaj.
- Sigurojnë informacion mbi rregulloret e aplikueshme për import-eksport sikurse dhe mbajnë të përditësuar informacionin lidhur me faturat, lejet dhe kufizimet e mundshme.
- Sigurojnë informacion për agjentët dhe distributorët lidhur me politikat dhe procedurat që duhen zbatuar në mënyrë që të sigurohet eficenca e synuar.
Procedura e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 4 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.