Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Certifikimi Globalg.A.P. IFA (Integrated Farm Assurance) Standardet me Bazë Kulturat Bujqësore: Kulturat e Kombinueshme

Përshkrim i Shkurtër

GLOBALG.A.P. Integrated Farm Assurance (IFA) është një standard i njohur globalisht për certifikimin e prodhimit primar. Ai vendos kornizën për Praktikat e Mira Bujqësore për prodhimin e produkteve bujqësore të sigurta.

Përshkrimi i Detajuar

Certifikimi GLOBALG.A.P. është dëshmi e zbatimit të qasjes së mëposhtme gjithëpërfshirëse:

Siguri ushqimore – Gjurmueshmëri – Mjedis dhe Biodiversitet – Shëndet dhe Siguri e Punëtorëve – Menaxhim Racional i Ujit – Menaxhim i Integruar i Dëmtuesve.

Standardi GLOBALG.A.P për “Fruta & Perime” mbulon të gjitha produktet bimore (fruta, perime, rrënjë të ngrënshme, bimë tuberoze, zhardhokë, arrorë, barishte, erëza) të prodhuara për konsum njerëzor.

Standardi GLOBALG.A.P për “Kulturat e punueshme” ka të bëjë me kulturat e rritura për konsum njerëzor pas përpunimit, ose për ushqim për kafshët ose përdorim në industri.

Fushëveprimi i certifikimit të kulturave nuk përfshin kulturat e përdorura ekskluzivisht për qëllime aromatike ose mjekësore.

Cila është procedura e certifikimit ?

 Ju mund ta shkarkoni rregulloren e certifikimit ketu(link). Rregullorja përfshin informacion mbi procedurën e auditimit, për lëshimin e certifikatës si dhe mirëmbajtjen e certifikimit.

Për kë është ?

Ky standard zbatohet nga ekonomitë bujqësore të të gjitha madhësive, grupeve të prodhuesve dhe/ose prodhuesve individualë.

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.